Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

15:27 | 3 Nëntor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vend për pesë ditët e ardhshme do të jetë relativisht i qetë.

Sipas IHMK-së, mëngjeset parashihen të jenë me brymë dhe mjegull të lehtë deri të dendur, përcjell Arbresh.info.

Parashikimi i motit nga 4.11.2024 deri me 8.11.2024:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjett -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte – Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme