Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira.
Parashikohet që vende-vende të ketë edhe reshje shiu e shkarkime rrufesh, përcjell Arbresh.info.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se temperatura minimale për këtë javë do të jetë 5 gradë celsius ndërsa maksimalja parashihet të jetë 22 gradë celsius.
Parashikimi i motit nga e hëna deri të premten (13-17 maj 2024):
E hënë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje me shkarkime rrufesh.Në disa zona të izoluara për shkak të zhvillimeve të mëdha të vranësirave konvektive, ekziston rrezik për reshje të breshërit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
E merkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin reshje shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.
E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë, Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
Vikendi parashihet me rritje të temperaturave.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojn të jen relativisht të mira dhe stabile./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...