Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

22:33 | 12 Nëntor 2023
Arbresh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me diell duke mos munguar edhe vranësirat.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit nuk përjashtohet krijimi i mjegullës, ndërsa do ketë edhe ngrica në zona malore, shkruan Arbresh.info.

Temperatura më e lartë do të jetë të martën, deri në 16 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë :

E hëne- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

E marte – Mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius..

E enjte-Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta. Minimalet 2-4 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës do të pësojnë zhvillime duke krijuar kushte për reshje të shiut.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 Celsius.

Kushtet agrometeorologjike jan përmirësuar shum pas këtyre reshjeve të fundit të cilat përfshinë gjithë territorin e Republikës.

Sasitë e reshjeve të regjistruara në disa qendra të rrjetit meteorologjik të Kosovës ishin me sa vijon:
Junik 159mm, Gadime 91mm. Ferizaj 90mm, Kamenicë 62mm, Podujevë 60mm, Mitrovicë 50mm, Prizreni, Peja dhe Prishtina 45mm dhe Malisheva me 43mm ose litër për metër katrorë.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe verilindja me me shpejtësi 1-13m/s./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme