Në Kosovë javën e ardhshme do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Nga dita e mërkurë, sipas këtij instituti, moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”.
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë