Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

21:38 | 4 Qershor 2017
M. A.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Do të mbajë mot i ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Kjo gjendje jo stabile e motit do të mbretëroj vetëm në gjysmën e parë të javës, kurse në pjesën e dytë të javës pritet stabilizim i motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme