Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e tretë e nëntorit parashihet me mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Java e tretë e nëntorit parashihet me mot kryesisht të ngjashëm. me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha duke e mbajtur ketë situatë relativisht të qetë meteorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s./arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë