Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

18:10 | 4 Prill 2021
M. A.

Java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

Dita e martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu.

Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik. Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme