Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

23:15 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe në pesë ditët e ardhshme, do të përballemi me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Më poshtë, i gjeni temperaturat për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme