Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditë

07:11 | 28 Mars 2022
A. B.

Mot me diell dhe temperatura tipike pranverore do të vazhdoj edhe për gjatë pesë ditëve të parashikimit. Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikoj edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik.

Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin. Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme