Google ADS

Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

19:09 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njofton se të premten do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, shkruan arbresh.info.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme