Nesër pritet të mbajë mot i mirë, pjesërisht i vranët. Kështu do jetë deri në fundjavë. Ndërsa nga java tjetër pritet ndryshim i motit, me ulje temperaturash dhe reshje shiu e bore.
Të premten mbrëma vransirat do të shtohen, për shkak se nga veriu i kontinentit një front i ftohtë do të kalojë në mesnatën në mes së premtes dhe së shtunës. Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Me kalimin e frontit të ftohtë, paradite priten edhe të reshura shiu. Të dielen në mëngjes priten edhe ngrica, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell.
Masa të ftohta ajrore polare do të vazhdojnë të depërtojnë edhe në fillim të javës së ardhshme që do të krijojnë kushte për mot më të ftohtë, me reshje shiu të përziera edhe me borë.
Temperaturat maksimale dy ditëve të ardhshme do të shënojnë rritje, që do të sillen nga 15C deri në 19C, e ato minimale 1C deri në 4C. Në fundjavë temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në -1C, e ato maksimale do të luhaten nga 10C deri 12C.
Ndërsa nga java tjetër pritet ndryshim i motit, me ulje temperaturash dhe reshje shiu e bore.
Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme 4-13m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, por më pas në fundjavë do të pësojë rënie të theksuar nën këto vlera.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...