Parashikimi i motit për këtë të diel në Kosovë

08:03 | 8 Tetor 2023
E.H

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-53 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 27°C./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme