Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe javën e ardhshme.
Pas motit të qëndrueshëm e të ftohtë që patëm ditëve të shkuara, nga fundjava temperaturat shënojnë rritje, që kushtëzojnë mot më të butë, e nga dita e diel parashihen edhe kushte për reshje lokale shiu.
Reshjet e borës priten vetëm në viset e larta malore. Ditën e mërkurë reshjet pushojnë e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.
Cilësia e ajrit në ditët vijuese mbetet me indeks kryesisht të dobët e shumë të dobët, e meqenëse parashihet të ketë edhe qarkullim paksa më të mirë ajror, gjatë ditës ndotësit edhe do jenë më të shpërndarë, që mundëson indeksin të kaloj edhe në vlera të pranueshme.
25.12 – Pjesërisht vranët. Në mbrëmje vransirat shtohen.
26.12 – Butë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
27.12 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Më shumë reshje në perëndim të vendit.
28.12 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe.
29.12 – Reshjet e shiut pushojnë, e gjatë ditës do të ketë vransira e intervale me diell.
Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, dhe do të jenë në vlera pozitive. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 6C, e maksimalet ndërmjet 9C e 11C.
Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...