Ditët e para të prillit në vendin tonë nisin me mot të ndryshueshëm. Nga e premtja do të ketë shi e bubullima, kurse në fundjavë më ftohtë me shi e borë.
Pas një moti të qëndrueshëm dhe me temperatura më pranverore që patëm këtyre ditëve, në ditët e para të prillit parashihet mot më i ndryshueshëm.
Sipas Prishtina Weather, mot i ngrohtë do të mbajë edhe ditën e enjte, mirëpo nga dita e premte priten rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me bubullima, e nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë rënie, e të reshurat e shiut mund të shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit. Derisa në vise kodrinore-malore priten vetëm reshje bore. Nga dita e hënë priten kthjellime, por se temperaturat mbeten të ulëta nga vlerat mesatare.
Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta. E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.
1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, pasdite me vranësira të shpërndara.
2.04 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me vranësira. Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.
3.04 – Kryesisht me vranësira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites. Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.
4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
5.04 – Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vranësira. Ditën vranësirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielen zbresin edhe në 5C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave