Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme parashihet të ketë mot me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Sipas njoftimit të IHMK, gjatë ditëve në vijim do të ketë më shumë orë me diell se gjatë javës së fundit.
Sa i përket temperaturave, parashihet rritje sidomos në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të shënojnë ulje në një shifrorë.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Gjatë javës në vijim do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. /arbresh.info/
Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në k...
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimev...
Real Madridi ka në dispozicion David Alaban pas 13 muajsh
“Na ka kushtuar”, Hoti tregon se a është penduar që e pranoi...
Sulm masiv me dronë në rajone të ndryshme të Rusisë/ Pamjet ...
Konferenca e prokurorisë në rastin e Liridona Ademajt, nesër...