Google ADS

Parashikimi i motit për fundjavë

13:30 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Ditët e vikendit pritet të jenë me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), Kosova do vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas IHMK-së mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull, derisa mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 9 deri -5 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimalet të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5 deri 7 gradë celsius, ku do të fryjë erë nga jugperëndim dhe verilindja e lehtë deri mesatare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme