Parashikimi i motit për Fiter Bajram

18:32 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Siç parashikojnë meteorologët gjatë 10 ditëve të ardhshme, në vendin tonë do mbretërojë mot i ndryshueshëm.

Nga nesër parashihet mot jostabil dhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Kështu pritet të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme, për të vazhduar pastaj mot vetëm me diell dhe temperatura më të larta.

Temperatura më e lartë gjatë këtyre ditëve pritet të arrijë në 31 gradë Celsius, ndërsa më e ulëta në 13 gradë Celsius.

Ndërkohë më poshtë keni edhe tabelat që tregojnë parashikim e motit më të detajuar për 10 ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme