Google ADS

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

21:34 | 29 Tetor 2019
A. B.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme edhe për ditët vijuese.

Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu (kryesisht ditën e enjte). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa kategori të njerëzve të cilët kanë probleme reumatike, rrugë të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme