Google ADS

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

21:55 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në Kosovë situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë ditëve vijuese.

Kjo situatë stabile vie si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdoj edhe 7 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme