Google ADS

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

19:13 | 1 Tetor 2020
A. B.

Dy ditët në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e më i ngrohtë, ku në fundjavë nga Dukagjini temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 28C-29C, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të dielën nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

Sipas PW, ditëve të para të javës së ardhshme fusha të presionit të ulët që do të depërtojnë në rajon sjellin kushte për të reshura shiu dhe rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare.

Parashikimi për 2 dhe 3 tetor:

2.10.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Përreth viseve malore pasdite vranësira lokale. Temperaturat në vise të ulëta 8C deri 24C, e në vise malore 5C deri 16C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-8m/s. Indeksi UV: 5.

3.10.2020 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Paradite me vranësira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 11C deri 28C, e në vise malore 7C deri 21C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 6-11m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme 1-6m/s. Indeksi UV: 5.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme