Google ADS

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

19:28 | 23 Prill 2020
Arditë Shkodra

Në dy ditët në vijim mbi vendin tonë pritet të mbajë mot stabil, kryesisht me diell dhe i ngrohtë, të shtunën me vranësira kalimtare, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga e diela, një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të shtrihet përgjatë rajonit, që pritet të sjellë kushte për reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Sipas PW, temperaturat mbeten në rritje deri të martën.

Parashikimi për periudhën 24-25 prill:

24.04.2020 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore pak vranësira lokale. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 19C, e në vise malore 0C deri 11C. Erë e lehtë nga verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 8.

25.04.2020 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Kohë pas kohe vranësira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 22C, e vise malore 3C deri 14C. Erë mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s. Indeksi UV: 7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme