Google ADS

Parashikimi i motit për dy ditë e ardhshme në Kosovë

19:09 | 15 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Përmes një komunikate për media IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike do të mbetet stabile. Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK poashtu thotë se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme