Të shtunën kryesisht me diell. Nga e diela rikthehen të reshurat e shiut, në vise malore borë.
Sipas Prishtina Weather edhe në fillim të javës rajoni ynë mbetet nën dominim të fushave ciklonike nga Italia, që kushtëzojnë një mot të ndryshueshëm, nga dita e martë kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, e herë-herë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme gjatë ditës do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
Të shtunën kryesisht me diell. Nga e diela rikthehen të reshurat e shiut, në vise malore të borës.
1.01.2021 – Ditën e…
Posted by Prishtina Weather on Friday, January 1, 2021
2.01 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave me mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vranësirat shtohen. Vonë gjatë natës priten reshje shiu, vende-vende edhe shi i akullt, e në vise malore borë.
3.01 – Të reshurat vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje me vranësira. Nëpër ultësira mundësi për mjegull.
4.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me shi, në vise malore me borë.
5.01 – Kryesisht vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
6.01 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Me mundësi për reshje lokale shiu në perëndim të vendit.
Temperaturat e ajrit vijojnë të mbeten të larta për këtë periudhë, megjithë me një tendencë të rënies së lehtë. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 3C, e maksimalet nga 7C deri 10C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s.
Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit