Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
“Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Arbresh.info/
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia
Biden dënon sulmin në Nju Orlins
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima