Parashikimi i motit për ditën e sotme

07:38 | 22 Korrik 2018
Arbresh.info

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë i ngjashëm me të shtunën.

Sipas Prishtina Weather, e diela do të jetë për ca më e nxehtë se e shtuna, pasi që parashikimi thotë që temperatura do të jetë 33 gradë Celsius në maksimum kurse rreth 16 minimum.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga perëndimi-jugperëndimi 4-13m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme