Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Në orët e hershme të mëngjesit, mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Temperaturat të sillën në mes 8 e 16 gradë celsius. Nesër, po ashtu, pritet të kemi mot kryesisht të vranët.

Temperaturat do të jenë të përafërta me sot, ato do të sillën në mes 7 e 17 gradë celsius.

Në pjesën e mbetur të javës pritet të ketë më pak vranësira, por në të njëjtën kohë edhe rënie të temperatrurave të mëngjesit të cilat do të lëvizin në mes 3 e 4 gradë celsius. Temperaturat maksimale do të sillën rreth 17 gradë celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme