Parashikimi i motit për ditën e sotme

07:00 | 21 Prill 2022
Artan Maliqi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore shi me bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara. Thuhet në njoftimin e IHK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme