Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

07:06 | 6 Shkurt 2021
S D

6.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.

7.02 – Mot i butë, me vranisra dhe intervale me diell. Më vonë në mbrëmje në perëndim të vendit priten reshje shiu.

8.02 – Kryesisht me vransira, pasdite edhe me erë. Kohëpaskohe me reshje shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive.

9.02 – Kryesisht me vransira, herë herë me reshje të dobëta shiu.

10.02 – Mbetet mot i butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.

Mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.Temperaturat minimale lëvizin nga 3C deri në 6C, e maksimalet të shtunën rriten ndjeshëm në fundjavë deri në 16C, nga Dukagjini edhe afër 20C. Nga e hëna temperaturat në rënie të lehtë deri në 12C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s, e nga e hëna me hove edhe deri në 12m/s.Shtypja atmosferike në rënie të thellë nën vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme