Google ADS

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

17:42 | 15 Tetor 2023
E.G

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që do të mbajë në Kosovë në pesë ditët në vijim.

Sipas njoftimit, në fillim të javës do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu, përcjell Arbresh.info.

E hëne- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius..

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja  dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s . Sonte  ( e diele, 15.10.2023) pas mesnatës  parashihen të vijnë reshjet e shiut të cilat do të shoqërohenm me rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.Në viset malore me lartësi mbi 1800m mund të bien edhe fjollat e para të borës”, thuhet në njoftimin e Institutit./Arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme