Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë në zonat luginore si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi dhe bëhet intensive 14-20 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -1 në 18 gradë Celsius.
Neymar nuk e mohon dëshirën për të luajtur sërish me Messin ...
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...