Parashikimi i motit në Kosovë të premten dhe të shtunën

23:31 | 28 Nëntor 2019
A. B.

Gjatë ditës së sotme sistemi frontal që po kalon mbi rajon solli vranësira dhe kohë pas kohe reshje shiu, që vende-vende do të vazhdojnë edhe gjatë natës, njofton Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “rrymat e ngrohta nga Mesdheu vazhdojnë të shtrihen mbi vendin tonë dhe të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare”.

Sipas PW, “nesër do të ketë intervale më të gjata me diell, e ditën e shtunë, nga veriu i kontinentit një front i ftohtë do të depërtojë mbi rajon, që do të diktoj mot më të ftohtë dhe me reshje shiu, e në vise malore mbi 1500m edhe me borë. Mëngjesin e ditës së diel temperaturat minimale do të zbresin edhe nën 0C”.

“Sipas parashikimeve të fundit, ditën e martë priten reshjet e para të borës edhe në pjesët e ulëta të vendit tonë. Vlerat e cilësisë së ajrit dy ditëve në vijim do të luhaten përreth vlerave mesatare, e për shkak të erërave më të theksuara, pritet të zbresin edhe në vlera të mira”, thekson PW.

Parashikimi për datat 29-30 nëntor:

29.11.2019 – Mot i butë, kryesisht me diell dhe erë. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 2.

30.11.2019 – Mot më i ftohtë. Në mëngjes me shi. Ditën kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me riga lokale shiu. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë, ndërsa temperaturat zbresin pranë 0C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 2.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme