Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave më stabile të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell.
Ndërkohë rryma të ngrohta ajrore që vijnë nga vala e të nxehtit mbi Europën perëndimore, do të rrisin temperaturat ditën e enjte, edhe mbi 30C.Ditën e premte një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, do të kaloj mbi rajon, ku gjatë paraditës do të sjellë vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu.
Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen në fundjavë, do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare, por se do të vazhdoj të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.
28.06 – Paradite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu.
DItën kryesisht me diell.29.06-30.06 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes më freskët.1.07 – Në mëngjes freskët. Ditën nxehtë, kthjellët dhe me diell.
Ditën e enjte temperaturat e shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e më pas në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 16C, e ato maksimale nga 29C deri në 31C, e në fundjavë minimalet do të zbresin deri në 10C, e maksimalet në 25C deri 27C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera normale.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë