Parashikimi i motit gjatë javës në Kosovë

18:27 | 6 Maj 2018
M. A.

IHMK-ja përmes një komunikate ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë javës do të mbretërojë mot i ndryshueshëm.

“Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë”, thuhet në komunikatë.

IHMK shton se reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i ulët gjatë pothuaj gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 14mm/s.

“Kjo gjendje jostabile e motit pritet të vazhdojë deri në gjysmën e majit, krejt këto fenomene janë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që u regjistruan në muajin prill, deficitit të reshjeve dhe ndryshimeve tjera fizike që ndodhën në troposferë”, thuhet në komunikatë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme