Google ADS

Parashikimi i motit

07:07 | 26 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe temperaturat maksimale priten të arrijnë deri në 35 gradë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme