Mot i freskët dhe i paqëndrueshëm që po mbretëron këtë muajin e parë të verës meteorologjike, si dhe të reshurat e shpeshta, duket se do të na përcjellin edhe përgjatë javëve në vijim. Kjo sipas tendencave të Qendrës Europiane për Parashikime Afatmesme, shkruan Prishtina Weather.
Sipas Prishtina Weather, anomali pozitive për të reshura parashihet të ketë deri nga mesi i muajit korrik, derisa temperaturat do të qëndrojnë në vlera më të ulëta nga vlerat mesatare. Tek nga mesi i korrikut mund të ketë mot më stabil, me më pak reshje, derisa temperaturat mbeten rreth vlerave mesatare.
Më poshtë po japim tendencat e motit për çdo javë në vijim si dhe paraqitjet grafike të anomalive të temperaturave dhe të të reshurave.
22.06-28.06.2020 – edhe në javën e fundit të muajit qershor do të vazhdojë të mbajë mot më i freskët me temperatura për 1C deri 2C më të ulëta. Parashihet të ketë më shumë të reshura.
29.06-5.07.2020 – Temperaturat do të shënojnë një rritje më afër vlerave mesatare, ndërsa të reshurat do të vazhdojnë të mbesin në trende pozitive në krahasim me vlerat mesatare.
6.07-12.07.2020 – java e dytë e muajit korrik do të sjellë sërish mot më të freskët, me temperatura mesatare për 1C deri 1.5 më të ulëta, derisa edhe të reshura parashihet të ketë për 5 mm më shumë nga vlerat mesatare
13.07.2020 – 19.07.2020 – Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë kohore, derisa parashihet të ketë më pak të reshura.
20.07.2020-26.07.2020 – Temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare, megjithëse në rajon pritet një rritje prej 1 deri 1.5C, kështuqë kjo javë ka gjasa të jetë më e nxehtë, ndërsa të reshurat do të jenë më të pakta.
Këto janë parashikimet për javët e ardhshme, devijimet nga vlerat mesatare për shtatë ditët e javës, e jo nga temperaturat maksimale apo minimale ditore, të cilat mund të jenë të ndryshme, e pasiqë jemi duke iu afruar muajve më të nxehtë të vitit, maksimalet ditore mund të rriten edhe mbi 30C. Ky lloj parashikimi mund të merret për bazë vetëm për trendin momental të temperaturave dhe të reshurave, nuk mund të merret si i saktë me përqindje të lartë.
Qendra Europiane për Parashikime Afatmesme (ECMËF), çdo javë përpunon parashikime të tilla, duke u bazuar në trendet e elementeve të ndryshme meteorologjike dhe atmosferike, e me ndihmën e superkompjuterëve mundohen të japin një tendencë të motit për javët në vijim, si dhe për muajt e ardhshëm.
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj