Parandalohet tentim kontrabandimi me argjend në vlerë prej 5 mijë eurove në Hanë të Elezit

16:02 | 2 Nëntor 2023
E.H

Dogana e Kosovës njofton se ka konfiskuar një sasi e konsiderueshme e bizhuterive të argjendi me një peshë prej 3.6 kilogramë dhe një vlerë rreth 5 mijë euro, në Han të Elezit.

Siç thuhet në njoftim, thuhet se mallin e gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm në hyrje të Kosovës.

“Mallin e gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm në hyrje të Republikës së Kosovës. Procedura kundërvajtës ka filluar si dhe mallrat janë konfiskuar. Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se do të vazhdojë të kujdeset për zbatimin e rregullave dhe ligjeve të qarkullimit të mallrave në kufijtë e saj dhe do të ndërmarrë hapa të për të parandaluar dhe ndëshkuar kontrabandën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme