Dogana e Kosovës njofton se ka hasur në mallra të padeklaruara si pjesë për automjete, ambalazhe nga PVC për paketim, çaj për dobësim, mallra me marka të mbrojtura etj.
Në njoftimin për media thuhet se Njësitë e doganës duke u bazuar në profilin e analizës së riskut kanë selektuar për kontroll detal një dërgese e cila ka rezultuar me gjetjen e mallrave te padeklaruara.
“Me ketë rast është shkaktuar kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), si dhe është ngritur kundërvajtje doganore për mos deklarim të saktë të mallrave, gjithashtu rasti është proceduar tutje me rastin e shkeljes se Ligjit për masat doganore për mbrojtën e të drejtës për pronësi intelektuale”, njofton Dogana e Kosovës.
Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut tonë./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...