Google ADS

Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra, vlera e mallit rreth 8 mijë e 500 euro

13:56 | 5 Dhjetor 2024
K.B

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në terren në brezin kufitar Republika e Kosovës – Serbi, në fshatin Korminjan – Ranilluk.

Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio të improvizuar i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, shkruan Arbresh.info

Lidhur me rastin gjatë kontrollit të rimorkios është vërejtur se kishte të ngarkuar mallra si në vijim:

• duhan në paketime (Marlboro, Winston, Camel, Lucky Strike) me peshë nga 500 gramë në sasi prej gjithsej rreth 250 kg duhan i përpunuar,

• cigare Trokadero slim 50 boksa (shtega),

• king 50 boksa, korset i kuq 50 boksa,

• korset i kaltër 50 boksa,

• trokadero 50 boksa gjithsej 250 boksa.

Sipas policisë, vlera e mallit të lartcekur sipas tregut është rreth 8500 €, ndërsa shmangiet nga tatimi dhe akciza janë rreth 13000 Є.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor derisa rasti procedohet për trajtim tek njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme