Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut, saktësisht në fshatin Debelldeh të Vitisë.
Sipas njoftimit për media, në mjetin transportues janë gjetur kryesisht mallra ushqimore që dyshohet se janë sjell nga RMV dhe mendohet se në treg kap vlerën e 5 mijë euro, përcjell Arbresh.info.
“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Policia Kosovës & Dogana e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim e kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitetet në teren. Kështu, sot më datë 13.11.2024 rreth orës 12:40, në brezin kufitar RMV-RKS, është vërejtur një mjet transportues (kombi-furgon), i njëjtin është ndaluar në fshatin Debelldeh-Viti”, thuhet në njoftim.
“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (kryesisht ushqimore) që dyshohet se ishin sjelle kontrabandë nga Maqedonia. Vlera e mallrave në treg mendohet të jetë mbi 5000€. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor”, thuhet tutje në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës./Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...