Google ADS

Parandalohet një rast i kontrabandës në Viti, i dyshuari braktisi kamionin dhe iku

13:03 | 4 Tetor 2024
K.B

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabande në fshatin Mjak të Vitisë, ku kanë gjetur një kamion i cili kishte hyrë ilegalisht nga fshatin Tanushë i Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton Dogana, i dyshuari kishte braktisur kamionin duke ikur në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, kamioni sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Njoftimi:

Prishtinë më 3 Tetor 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka arritur që të parandaloj edhe një tentim kontrbande.

Mē datē 03.10.2024 rreth orës 11:40 nga njesia e lartcekur në fsh.Mjak -RKS është vërejtur një kamion ngjyrë e kalter pa rimorkio duke hyre ilegalisht nga fsh.Tanushë-RMV.

I dyshuari kishte braktisur kamion duke ikur në drejtim të pa njohur.

Të ngjashme