Policia e Kosovës në bashkëpunim me Njësinë për Ndërhyrjen e Shpejtë ka gjetur dhe konfiskuar katër paketa me mish derri dhe dele në një automjet në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Në njoftim thuhet se drejtuesi i automjetit Golf me ngjyrë të bardh kishte vendosur firmën TAXI sipër.
I dyshuari, dyshohet se kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia duke përdorur rrugë e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar.
“Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që në procedurë të rregullt të iniciohet rasti për “Kontrabandim me mallera” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” ndërsa automjeti dhe malli konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024