Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi dy mijë euro në kufirin Kosovë-Maqedoni Veriore

14:23 | 25 Dhjetor 2024
E.K

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e mallrave në vlerë mbi 2 mijë euro, në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur mallra të amvisërisë, për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokument i rregullt.

“Prishtinë më 25 Dhjetor 2024 njèsitet e Taskë Forcës -Lindje Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonë që kufizohet me Hani Elezin. Me date 24.12.24 njësitet e lartcekura në orët e mbrëmjes kanē ndaluar automjetin me targa të RMV-së me drejtues shtetas i RMV -së”, thuhet në njoftim.

Sipas mbishkrimeve të paketimeve, dyshohet se mallrat janë sjellë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme./Arbresh.info

Të ngjashme