Google ADS

Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë, ishin futur në autoambulancë

12:43 | 5 Korrik 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me emigrantë, në Vërmicë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjashtë emigrantë janë hasur në një ambulancë.

“Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi). I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren”, thuhet në njoftim.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme