Google ADS

Parandalohet një rast i kontrabandës me cigare e duhan

15:24 | 25 Prill 2024
R J

Policia dhe Dogana e Kosovës në rajonin e lindjes kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të cigareve dhe duhanit kontrabandë, që po vinte nga Republika e Maqedonisë për në Kosovë.

Sipas policisë, në këtë aksion janë sekuestruar mallra që iu shmangën doganës në vlerë 20 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Njësia  e  TASK-FORC-ës Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana  e Kosovës),  vazhdojnë aktivitetet për parandalim dhe luftimin e kontrabandës dhe realizim të detyrave në teren në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë,  nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari  S.Z., i moshës  47  vjeçar nga Vitia.  Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se  kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa

malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë./Arbresh.info/

Të ngjashme