Google ADS

Parandalohet kontrabandimi me mallra dhe kafshë nga Serbia në Kosovë

08:41 | 20 Nëntor 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra dhe kafshë në fshatin Bube të Zubin Potokut.

Sipas policisë, njësia e KFOR-it gjatë patrullimit kanë vërejtur tri vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në territorin e Kosovës nga Serbia, shkruan Arbresh.info.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur dhe i kanë lënë veturat në rrugë ndërsa njëri drejtues është arrestuar.

Në automjete janë gjetur të ngarkuara dele dhe pije alkoolike dhe jo-alkoolike.

“Fsh. Bube, Zubin Potok 19.11.2024 – 08:49. Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme