Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, i cili dyshohet se se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk ishte e autorizuar për kalim kufitar për hyrje nga Serbia në Kosovë.
Në njoftim thuhet, se në automjetin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 150 paketa me çokollada Snickers.
“Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Hyjnë në fuqi tarifat 50% të ShBA-ve për importet e çelikut ...
Dështon për të 26-ën herë konstituimi i Kuvendit, VV s’ka vo...
Prishtina njofton për largimin e tre futbollistëve
Arrestohet edhe një person për kanosjen e gjinekologut Afrim...
Limaj para nisjes së seancës: Jam i bindur që Kosova shumë s...
BIK-u jep detaje për festën e Kurban Bajramit, namazin, ligj...