Google ADS

Parandalohet kontrabanda në Vërmicë, kamerat e doganës zbulojnë në veturë mallra të pa deklaruara

14:48 | 5 Qershor 2024
E.K

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas njoftimit të doganës gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit.

Postimi i plotë:

Parandalohet Tentim Kontrabanda në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës

Një tentim për kontrabandë është parandaluar nga kontrolli doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit. Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës.

Mallrat (kamerat) e zbuluara janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme