Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit.
Në njoftimin e SHKK-së thuhet se, rreth orës 12:00, gjatë kontrollit të një të burgosuri që po pranohej në këtë qendër, është zbuluar një substancë e dyshuar narkotike në rrobat e tij.
“Në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës. Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se do të vazhdojë të luftojë fuqishëm kontrabandën brenda institucioneve të tij dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që kërcënon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve./Arbresh.info
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...