Policia e Kosovës ka parandaluar një kontrabandë me mallra që tentonte të hynte nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren, shkruan arbresh.info.
“Më 24.06.2022 rreth orës 21:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës. Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon), në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar: vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra, divan (mobile ) dysh = 10 copë , divan (mobile) njëshe = 40 copë , tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe pjesë të ndryshme për mobileje” bënë të ditur policia.
Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme./arbresh.info/
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...
Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA