Policia e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore, ka arritur të siguroj prova materiale se të dyshuarit me iniciale (A.L. dhe V.F.) janë duke sjell para të metalit të falsifikuara nga Maqedonia së Veriut në Kosovë.
Gjatë realizimit të këtij plani në mënyre mjaft efikase, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë 50 paketime me gjithsej 10 mijë euro para të falsifikuara në bankënota nga 2 euro.
Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe 600 euro tjera nga 2 euro të falsifikuara.
Në vazhdën e këtij operacioni është kryer kontroll/bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit.
“Gjatë realizimit të planit operativ të potencuar janë konfiskuar përkohësisht: 50 paketime-gjithsej 10 mijë euro, një paketim 200 copë me nga 2 Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara, 600 euro nga 2 euro të falsifikuara, një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.), një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.), një Telefon mobil SAMSUNG dhe një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e siguruara dyshohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit A. . dhe V.F. kanë kryer vepër penale “Falsifikim i parasë’’ sipas kodit penal të RKS-së.
Sic bëhet e ditur pas këtij rasti Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka shkëputur një linjë të furnizimit me para të falsifikuara dhe i ka pamundësuar që në të ardhmen personat e dyshuar në fjalë, të mos mund të sjellin para të falsifikuara në Kosovë.
“Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent të PTH-Ferizaj dhe pas përfundimit të planit operativ, të dyshuarit (A.L. dhe V.F.) në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit ndalohen për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore” thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor